Home Aktualitet “Talebanët po...

“Talebanët po kërkojnë vëllain tim”, gazetarja e njohur afgane shpërthen në lot

21
0

Gazetarja afgane, Lailuma Sadit, shpërtheu në lot ndërsa iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp. Gazetarja sot jeton në Bruksel dhe flet në emër të të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.

“Talibanët nuk duan që gratë të jenë të lira, ata nuk duan që askush të jetë i lirë”, tha Lailuma.

“I thashë Stoltenberg se ishte një vendim shumë i keq të largohesha nga Afganistani, një vendim i gabuar. Kur ishte bashkësia ndërkombëtare në Afganistan, gjithçka ishte ndryshe. Për shembull, gratë ishin të lira të rriteshin, të studionin, të merrnin vendime, të përfshiheshin në politikë. Burrat bëjnë të njëjtën gjë. Tani ata nuk janë të sigurt, nuk janë të lirë, nuk kanë të drejta. Gratë nuk mund të largohen nga shtëpia pa u shoqëruar nga një burrë. Si doni që unë ta përshkruaj këtë jetë me jetën e një muaji më parë?”, deklaroi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit