Home Bota Talibanët: Me...

Talibanët: Merkel ka një vend të veçantë, e ftojmë në Afganistan

45
0

Një ftesë e hapur nga talibanët shkon për kancelaren gjermane Angela Merkel, që të vizitojë Afganistanin. Talebanët shprehen se ajo ka një “vend të veçantë” për ta në vend. Në një intervistë të publikuar në gazetën gjermane Bild, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid tha se grupi “vërtet do të mirëpriste” Merkelin në Afganistan.

“Duam të kemi një mjedis të fuqishëm dhe plotësisht të siguruar këtu në Afganistan, i cili do të pranohet nga të gjitha vendet në botë dhe në të cilin do të besojnë udhëheqësit e botës. Ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë, dhe këtu sigurisht se ka një vend të veçantë për Angela Merkel”, tha ai.

Zyrtari taliban theksoi se marrëdhëniet e fuqishme me Gjermaninë janë në interes të Afganistanit. Berlini ende nuk e ka njohur qeverinë e re afgane, ai ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë humanitare për vendin e shkatërruar nga lufta. Qeveria e Merkelit ka mbajtur kontakte diplomatike me talibanët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit