Home Bota Tanket Izrael...

Tanket Izraelite afrohen në Khan Younis

37
0

Burimet për BBC raportojnë se tanke dhe automjete të blinduara izraelite, janë duke u afruar në periferi të Khan Younis në jug.

Aktualisht ndodhen pranë zonave të Abasanit dhe Khuzaa, që është më afër zonës kufitare me Izraelin.

Ushtria izraelite tashmë ka lëshuar fletëpalosje në pjesë të jugut, duke u thënë palestinezëve të lëvizin në zona të tjera.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Admirali Daniel Hagari, ka thënë se kudo që ka një bastion të Hamasit, IDF vepron.

Që nga rifillimi i luftimeve në Gaza me rënien e armëpushimit të javës së kaluar, sulmet ajrore izraelite janë intensifikuar në jug.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit