Home KRYESORE Igli Tare bef...

Igli Tare befason polakët: Futbollistët shqiptarë luajnë në klube më të mira se ju!

624
0

Shqipëria po bën figurë të mirë në kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022, teksa mban vendin e dytë me një pikë më shumë se Polonia.

Mbrëmjen e sotme të dyja skuadrat do të përballen mes tyre për të arritur në fazën “play off” . Ish-futbollisti i Shqipërisë, Igli Tare, para ndeshjes ka dhënë një intervistë për “Przegląd Sportowy”. Ai theksoi se futbollistët shqiptarë luajnë në klube më të mira, ndërkohë që vlerësoi mesfushorin e polakëve Piotr Zieliński.

“Fitorja ndaj Hungarisë dhe situata aktuale në grup nuk më befasuan. Ekipi drejtohet nga një trajner i mirë dhe me përvojë, lojtarët tanë kanë një mentalitet pozitiv dhe luajnë në klube më të mira se polakët. Ata luajnë në Itali, Spanjë dhe Angli. Portierët luajnë Serie A, mbrojtja është gjithashtu shumë e fortë. Kur them se lojtarët tanë luajnë në klube më të mirë, nuk zhvlerësojë polakët.

Sigurisht që ju keni Robert Lewandowskin, i cili është sulmuesi më i mirë në botë, dhe Zieliński i cili mund të luajë në nivelet më të larta. Ai nuk e di se sa është i mirë. Është një djalë i thjeshtë, nuk ka shumë ambicie për të luajtur në nivelet më të larta. Nëse kjo gjë ndryshon, ai mund të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ka gjithçka për ta arritur këtë gjë”, tha Tare për Przegląd Sportowy. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit