Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla: Berisha do të vijojë ta bllokojë Kuvendin deri në “revolucionin e madh”

496
0

Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat tha se seancat “do bllokohen besoj deri kur Sali Berisha të vijojë t’i bëjë presion drejtësisë me këtë qasje ndaj Kuvendit e me ato të ashtuquajturat protesta dhe me revolucionin e madh”.

Të paktën 7 deputetë të PS për deputetët në fjalë por dhe dy të tjerë bllokues të foltores i janë drejtuar sërish Sekretariatit për Votimet për të shqyrtuar kërkesën për marrjen e masave disiplinore se unë mendoj që rregullat janë bërë për tu zbatuar nga të gjithë.

Kur një deputetët bllokon, zapton, pengon marrjen e fjalës për deputetë të tjerë, nuk besoj që është koha për të kaluar në dyfishim të masave me shpresën që do ketë ndërgjegjësim nga deputetët e foltores së PD dhe gjoja alibia që nuk po zhvillohet mocioni me debat të shpresojmë që në datë 23 të kemi një seancë normale.

Seancat do bllokohen besoj deri kur Sali Berisha të vijojë t’i bëjë presion drejtësisë me këtë qasje ndaj Kuvendit e me ato të ashtuquajturat protesta dhe me revolucionin e madh“, tha Balla nga kryesia e Kuvendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit