Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë: Ndëshkim çdo magjistrati që shkel ligjin

33
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi ditën e sotme një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Gjatë takimit, ministri Balla i shprehu Metanit shqetësime lidhur me disa vendimmarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin te procedimet në rastet e zjarrvënës.

Gjithashtu Balla shprehu shqetësimin e tij lidhur me shmangien në disa raste të ndëshkimeve të ashpra në rastet e armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani shprehu angazhimin e tij maksimal në verifikimin e rasteve të tilla, si dhe trajtimin e tyre me prioritet. Metani garantoi se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet, në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit në fuqi dhe se cdo proces do të zhvillohet në përputhje e respekt për rolin dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Ministri i Brendshëm bashkëndanë vullnetin e dy institucioneve që drejtojnë, për rritjen e bashkëpunimit, duke theksuar nevojën për shkëmbimin e informacioneve apo të dhënave në rrugë zyrtare, mbi sjellje apo vendimmarrje konkrete të magjistratëve, të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore dhe duhet të trajtohen nga ana e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit