Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla takim me policët e rrugores: Më konsideroni mik jo ministër!

41
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar policinë rrugore për punën e tyre, sidomos gjatë ditëve me temperaturat përvëluese.

Teksa ka mbledhur efektivët e policisë rrugore, ministri Balla tha se duhet ta konsiderojnë atë si mik, teksa kërkoi më shumë siguri në rrugë dhe rritjen e intesitetit të kontrollit.

“Të gjitha kufizimet që parashikon Kodi Rrugor duhen respektuar nga shpejtësia që është elementi i parë dhe tek elementët e tjerë të sigurisë rrugore na duhet të rrisim kërkesën për respektimin e disa elementëve të sigurisë sikurse është përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, vendosja e rripit të sigurisë sepse është një element shumë i rëndësishëm në sigurinë e drejtuesit të mjetit, por edhe të personave të tjerë që gjenden në mjet.

Mendoj se kemi një forcë Policore Rrugore të kulifikuar e cila duhet ta ngrejë komunikimin me njerëzit në një nivel tjetër, që do të thotë përshëndetja e çdo qytetari qoftë drejtues mjeti apo kalimtarë duke u kujtuar se ju jeni aty jo për t’u vendosur gjoba, por jeni aty për të garantuar sigurinë rrugore. Ne do të vazhdojmë tju mbështesim. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë bisedojmë çdo ditë për nevojat që ka Policia Rrugore, për më shumë makina inteligjente për dedektimin e problematikave që lidhen me shpejtësinë, për më shumë radarë. Kemi një flotë shumë të mirë të makinave dhe të motorrave, do vazhdojmë që këtë flotë të vazhdojmë ta përmirësojmë muaj pas muaji e vit pas viti por ajo që në fund duket nga puna juaj janë elementët e eleminimit të trafikut pasi ju e dini që ditë në vijim trafiku do të vijojë të rritet për shkak të numrit të turistëve që vizitojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë dhe do të kërkoja nga ju angazhim më të madh në zgjidhjen e kësaj problematike. Njësia e Policisë rrugore të Tiranës është një nga modelet e mira që ne kemi dhe do të vazhdojmë ta shtrijmë në të gjithë territorin. Policia duhet të jetë një strukturë shtetërore ku prevalon ndershmëria dhe ku u shërbehet njerëzve. Ju përgëzoj për punën që bëni dhe dua tju garantoj që do të jem gjithmonë aty në krahun tuaj. Na duhet që rregullat e reja të vendosura nga Kodi Rrugor me ndryshimet që janë bërë para disa kohësh në Kuvendin e Shqipërisë të zbatohen në mënyrë që ne të garantojmë sa më shumë siguri në rrugë”, përfundoi Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit