Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla uron SHBA për Pavarësinë: Partner strategjik i Shqipërisë!

32
0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një mesazh urimi për 246 vjetorin e Pavarësisë së SHBA. Më anë të një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se SHBA është një partner strategjikë i Shqipërisë.

“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË SHBA!

Për ne shqiptarët pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Ndërsa kemi mundësinë të bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen SHBA ndaj Shqipërisë dhe cështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.

Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direktë të Presidentit të SHBA”, shkruan Balla.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit