Home Sporti Të dielën ish...

Të dielën ishte në sfidën e PSG, ndërron jetë papritur arbitri francez

109
0

Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Elitës (Francë) ka njoftuar këtë të mërkurë se Johan Hamel, gjyqtar francez në Ligue 1, ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 42-vjeçare.

Siç raporton gazeta “L’Equipe”, vdekja ka arbitrit francez ka ndodhur për shkak të një goditjeje në tru (hemorragji cerebrale) gjatë stërvitjes të martën pasdite.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje në botën e futbollit francez dhe janë të panumërta mesazhet ngushëlluese për familjen, që transmetohen përmes rrjeteve sociale.

Hamel ishte të dielën e kaluar gjyqtar i VAR-it në ndeshjen PSG-Auxerre dhe më 6 nëntor drejtoi Lille-Rennes. Ka qenë në elitë që nga sezoni 2010-11 dhe drejtoi gjithsej 135 ndeshje në Ligue 1.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit