Home Aktualitet “Të hiq...

“Të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”

975
0

Faktori shqiptar po forcohet në Ballkan. Në katër shtete janë shqiptarët; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ndërkohë Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti apeloi nga Shkupi, që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre.

“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti.

Kërkesa e Ahmetit vjen në momentin më të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni, pasi vendi do të udhëhiqet përkohësisht nga një shqiptar.

Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët janë faktor shtetformues, pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit