Home Aktualitet ”Të ka ...

”Të ka blerë Rama”, Gjekmarkaj-kritikëve: Unë nuk i përkas kësaj race politikanësh

387
0

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i përgjigjur kritikëve, të cilët e kanë akuzuar se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Ai pohon se nuk i përket asaj race politikanësh, teksa shtoi se ata që e kanë akuzuar, nuk kanë tagrin moral dhe autoritetin për ta bërë diçka të tillë.

”Çfarë kam pasur për ta thënë për të gjitha ngjarjet, për historinë e Partisë Demokratike në 32 vite, për raportin e saj me të shkuarën e të ardhmen, për demokratizimin, shndërrimin e saj në një aset të votuesve, raportet e saj me SHBA. I kam thënë të gjitha dhe nuk është e nevojshme t’i përsëris sepse nuk dua të lëndoj njerëz.

Jemi dy pjesë të një të tëre, Partia Demokratike është një e tërë. Nuk dua t’i fryj zjarrit të përçarjes, të gjejnë shkak e sebep në fjalët e mia, që nesër të thonë, nuk duan bashkimin, nuk duan kandidatin e përbashkët siç thuhet rëndom i shërben Edi Ramës, janë të shitur, janë të blerë.

Më vjen të qesh, sepse del një njeri, është i shitur, është i blerë dhe mendon që ka tagrin moral dhe autoritetin ta bëjë këtë. Unë nuk i përkas kësaj race politikanësh”,-tha për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit