Home Aktualitet Të miturit si...

Të miturit si femra në Instagram, zbulohet skema si i fusnin në kurth ”pretë” e tyre: Pagesën 200 euro lëre tek…

65
0

Rrjete sociale kanë kthyer në një makineri biznesi. Një grup me të mitur, shtireshin si gra dhe vajza, ku premtonin favore seksuale. Policia ka proceduar penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17-vjeç, ndërsa janë zbardhur 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik ku kanë përvetësuar shumën rreth 30.000 euro.

Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

“Kush është për takim tani”, shkruhen në një postim në InstaStory, shoqëruar me foton e një vajze me bikini në një prej profileve fallco. Në një tjetër postim shkruhet: “Kë kemi për takim, të rrimë gjithë natën 200 euro”.

Biseda para takimit:

Të miturit: E shikon derën tek hyrja?

Klienti: Ja një minutë! Të trokas?

Të miturit: Jo! Ajo është dera e shefes sime, lëre pagesën aty dhe ngjitu lart. Dhe ma ço me foto që e ke bërë pagesën

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit