Home Sporti Të pavaksinua...

Të pavaksinuarit nuk futen dot në Francë, pritet kaos në dy ndeshjet e Championsit në shkurt

66
0

Champions League do të përballet me një kaos në mes të shkurtit kur fillojnë ndeshjet me eliminim direkt. Chelsea dhe Real Madrid do të detyrohen t’i lënë në shtëpi lojtarët e vet të pavaksinuar për ndeshjet e tyre përkatëse në Francë, kundër Lille dhe PSG.

Franca i ka ashpërsuar rregullat kundër dhe atletët profesionistë që nuk janë të vaksinuar nuk mund të hyjë në vend. UEFA njoftoi të enjten se ekipeve do t’iu kërkohet në parim t’iu përmbahen rregullave të zbatueshme në çdo vend.

Shtëpia e futbollit evropian ende nuk e ka përditësuar rregulloren për fazën e eliminimit direkt në garat evropiane, për të cilën ka thënë se do t’iu ofrojë udhëzime shtesë klubeve.

Real Madrid do të udhëtojë drejt Francës për t’u përballur me PSG-në më 15 shkurt, për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Chelsea, do të udhëtojë drejt Francës më 16 mars për përballjen me Lille.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit