Home POLITIKE Tedi Blushi-A...

Tedi Blushi-Autoritetit të Dosjeve: U vutë në alarm nga një e-mail anonim i një sigurimsi VFLP

73
0

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit reagoi pas fjalëve të Ilir Metës, ku shprehu keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike. Por sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se ky institucion që i shërben Edi Ramës, u vu në alarm nga një e-mail anonoim i një sigurimi VFLP. ”Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cënuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit”.

Postimi i plotë

Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre. Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cënuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-maili anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M.

Ju që nga 3 gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat”, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.

Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik. Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit