Home Aktualitet Tedi Blushi m...

Tedi Blushi merr mandatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Gjithmonë llogaridhënie dhe transparencë

109
0

Nga sot Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit. Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, është njëri nga këshilltarët e rinj. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nga sot nis detyra në në mbrojtje të interesit publik, demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës.

Postimi i plotë

MANDATI DHE MERITA ËSHTË E JUAJA, PËRGJEGJËSIA ËSHTË E IMJA!

Faleminderit nga zemra për çdo qytetar të Tiranës që më 14 Maj votoi për Ndryshimin, veçanërisht për këdo që ka sakrifikuar kaq shumë në opozitë dhe që ka vuajtur në këto vite nga dhuna, arbitrariteti, braktisja dhe vjedhja e taksave nga Bashkia e Tiranës!

Mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryetari, forumet drejtuese dhe anëtarësia e Partisë së Lirisë, që pranuan kandidimin tim!

Nga sot nis një angazhim të ri shumë të rëndësishëm dhe me përgjegjësi, si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për t’u shërbyer qytetarëve me dinjitet deri sekondën e fundit të mandatit, gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit