Home Bota Teksa martohe...

Teksa martohej, prangoset kreu i pamëshirshëm i kartelit ”Gulf”

18
0

Nuk e kishte menduar që në ditën e dasmës, të arrestohej. Kreu mizor i kartelit kolumbian të drogave, i njohu si “Hanxhari”, u prangos teksa shkëmbente premtimet e besnikërisë në dasmën e tij.

Pas 5 viteve i shpallur në kërkim, policia bastisi kishën ku po martohej Luis Daniel Santana Hernández, i cili në moshën 24-vjeçare kishte marrë drejtimin e kartelit famëkeq “Gulf”.

Kryetrafikanti i veshur me kostum dasme e me trëndafil të bardhë në gjoks, shihet që ngërdheshet me ironi teksa prokurorët i thotë se është i arrestuar.

“Machete” Santana ishte në arrati prej vitit 2017 dhe besohej se fshihej në një stofkë malore në rajonin kolumbian të Antioquia. Autoritetet akuzojnë Santana si autor të një seri vrasjesh të kryera për klanin Gulf, karteli më i njohur dhe më brutal në Kolumbi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit