Home Sporti Telushi rikth...

Telushi rikthehet në Kategorinë Superiore, s’do ta besoni me cilën skuadër

23
0

Bruno Telushi është rikthyer në Superiore dhe i është bashkuar ekipit të Egnatias, e sapongjitur ne elitën e futbollit tonë, por me një projekt mjaft ambicioz dhe afatgjatë. Sot ish-mesfushori i Partizanit është prezantuar te klubi i ri, ku vjen pas një aventure të vështirë në Azerbajxhan me Neftchi Baku, ku u shpall kampion, por luajti shumë pak.

“Bruno Telushi i bashkohet Egnatias. Egnatia ka arritur të firmosi me ish mesfushorin e kombëtares Shqiptare Bruno Telushi i cili vjen pas një eksperience në kampionatin azerbajxhanas ku ishte pjesë e Nefchi Baku.

Telushi e njeh mjaftë mirë kampionatin Shqiptarë pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin. Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe kampionatit Shqiptar dy sezone më parë. I uroj mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias”, shkruhet në njoftimin e klubit të Egnatias.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit