Home Aktualitet Temperatura d...

Temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për sot

32
0

Këtë të shtunë pritet të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Këtë të shtunë pritet të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë reshje do të jenë më të dukshme. Parashikohet që në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të mbetet vendi ynë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e saj deri vonë pasdite kur priten shtim i vranësirave KU më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit