Home Aktualitet Temperaturat ...

Temperaturat deri në 38 gradë, fundjava do jetë e nxehtë

4
0

Edhe kjo javë pritet të jetë e nxehtë. Sinoptikania e Meteoalb Adiola Bani, bën të ditur se temperaturat do të luhaten nga 37 në 38 gradë.

Freskim të përkohshëm do të ketë në datat 18-20 gusht, por fundjave sjell sërish rritje të temperaturave.

“Territori shqiptar do të mbetet kryesisht me kthjellime në vendin tonë. Përjahstim bën vetëm zona malore, ku herë pas here do të ketë kalime vranësirash duke sjellë donjë shi të izoluar në skajin verior-verilindor.

Për sa i përket temperaturave edhe kjo javë do vijojë të mbetet e nxehta. Vlerat termike do të luhaten nga 37 në 38 gradë. Presim freskim të përkohshëm të kushteve të motit nga data 18-20 gusht, por sërish fundjava do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit,” bën me dije Bani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit