Home Sporti ten Hag: Kren...

ten Hag: Krenar për djemtë, por gabuan shumë te golat që pësuam

62
0

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, u shfaq i mërzitur pas humbjes ndaj City-it në finalen e FA Cup. Strategu holandez vlerësoi lojtarët e tij, ndërkohë që i kritikoi për golat e pësuar.

“Ne jemi zemërthyer, të zhgënjyer sigurisht, por thashë se jam krenar për ekipin tim. Ne bëmë shumë mirë, por pësuam dy gola të lehtë. Gjithsesi mbetëm deri në fund në lojë me një shpirt të madh dhe një organizim shumë të mirë.

Kur luan kundër City-t dhe nuk je aspak inferior sa i përket lojës, sigurisht që është meritë e ekipit, por, nëse pranon gola të tillë, është zhgënjyese.

Ky ekip tregoi elasticitet, karakter dhe personalitet. Ne e dimë se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por kjo do të na bëjë më të mirë. Ishte një test për ne, nuk ia dolëm, por e konsiderojmë provë pozitive për sezonin e ardhshëm”, deklaroi ten Hag.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit