Home Sporti Ten Hag: Vend...

Ten Hag: Vendimi ishte i thjeshtë, Ronaldo rikthehet me ekipin

119
0

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League ndaj Sheriff Tiraspol. Strategu i Djajve të Kuq ka sqaruar edhe situatën e Cristiano Ronaldos.

“Nuk ishte një vendim i vështirë. I kemi thënë të gjitha për këtë rast. Ka qenë rast për një ndeshje, tani është rikthyer. Do të jetë një sfidë e rëndësishme, ne duam vendin e parë në grup.

Përqendrimi është i rëndësishëm, nëse nuk je i fokusuar në lojë, rreziku i dëmtimit është edhe më i madh. Duhet të jesh i përgatitur për çdo ndeshje”, deklaroi Ten Hag. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit