Home Aktualitet Tensione në K...

Tensione në Kuvend, deputeti i PD-së: Kam 2 orë që kam bërë pyetjen…

35
0

Në Kuvend pati një moment tensioni. Një deklaratë e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj ka revoltuar deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dy deputetët që kishin dorëzuar pyetje me shkrim ishin pikërisht Dogjani dhe deputetja Dhurata Çupi.

Në këtë moment, Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare dy deputetët në fjalë nuk ishin të pranishëm në sallë. Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet te ministri Manja.

Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.

Asllan Dogjani: Kam dy orë që kam bërë pyetjen me shkrim. Unë nuk do shpik raketën.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit