Home Bota Tërmetet shka...

Tërmetet shkatërruese, zv/presidenti turk: ​​Janë regjistruar 145 pasgoditje

76
0

“3471 ndërtesa janë shembur në Turqi nga tërmeti”,-tha zv.presidenti turk Fuat Oktay, duke saktësuar se numri i të plagosurve ka shkuar në 9733 dhe se ka pasur deri në 145 pasgoditje.

Mbi 2300 të vdekur, mijëra të plagosur dhe lagjie të të tëra të rrafshuara, është ku bilanci ende fillestar i dy tërmeteve të fuqishme që u regjistruan këtë të hënë në Turqi, pranë kufirit me Sirinë.

Ekipet e shpëtimit janë në gare me kohën për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekspertët parashikojnë se viktimat në Turqi e Siri mund të shkojnë deri në 10 mijë. Rreth 10 qytete janë prekur në Turqi, përfshirë Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adana, Diyarbakirand Kilis. Në Siri, dëmet dhe viktimat janë shënuar në Alepo, Hama dhe Laodicea.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin më të fuqishëm në dekada. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe u tha qytetarëve të prekur sedo ta kalojnë se bashku këtë katastrofë. Tërmeti i fuqishëm u ndje nga miliona njerëz rreth Turqisë, Libanit, Qipros dhe Izraelit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit