Home Aktualitet Testimi i vle...

Testimi i vlerësimit të mësuesëve, Vokshi i kthen përgjigje ministres Kushi: Shihemi në gjykatë

158
0

“Shihemi në Gjykatë”, është përgjigja e deputetes së PD-së, Albana Vokshi pasi ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ”kërcënoi” me një padi lidhur me shpifjen siç e cilësoi ajo, të qarkullimit të tezës së vlerësimit të mësuesve në arsimin parauniversitar. Po ashtu në facebook, Vokshi shkruan se pas denoncimit të saj publik nuk e priste një reagim të tillë nga ministrja, ndërsa shtoi se provat do t’i dorëzoi menjëherë në gjykatë.

“Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë. E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës.

Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë çdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.

Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit. Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj. Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë. Shihemi në gjykatë Evis Kushi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit