Home Aktualitet “The Face”: B...

“The Face”: Britanikët kanë zgjedhur Shqipërinë, edhe pse politika ka sulmuar emigrantët

26
0

”Si u bë Shqipëria pika e nxehtë e verës 2023”, me ketë titull e nis artikullin e saj, revista e njohur britanike “The Face” kushtuar zhvillimit turistik që ka marrë vendi ynë.

Revista londineze shkruan se pavarësisht sulmeve të konservatorëve ndaj emigrantëve shqiptarë, Shqipëria ka arritur të kthehet në një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë, duke ofruar festivale tekno, turizëm me plazhe të mrekkullueshëm dhe akomodime të lira.

Në artikull theksohet se si një destinacion si Shqipëria po gëzon një nxitje të madhe turistike, falë edhe cilësimeve të mediave të tjera ndërkombëtare të cilat, vendin tonë e kanë përshkruar si Kroacia e re turistike, Karaibet e Europës, Maldivet e Europës, apo edhe Greqia e ardhshme.

E teksa vendi ka regjistruar trefishim të numrit të turistëve britanikë çdo vit duke arritur në vitin 2019 në 120 mijë, kjo shifër shkruhet në revistën “The Face”, pritet të arrijë në disa milionë këtë vit. Autori sjell në vëmendje këtu edhe shtimin e fluturimeve direkte nga Britania një pjesë e të cilave janë nga ato me kosto të ulët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit