Home Aktualitet ”The Gu...

”The Guardian”: Fëmijët shqiptarë vijnë në Britani për siguri, por përballen me mizoritë e Home Office

149
0

Shqiptarët dhe Britania e Madhe, janë fjalë kyçe në lajmet britanike. Kryeministri Rishi Sunak ka paralajmëruar masa të rrepta për azilkërkuesit shqiptarë. “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë retorikave kundër shqiptarëve nga figurat mediatike si edhe nga politikanët britanikë. Prej disa vitesh, dikur si avokat dhe tani si ndihmës ligjor, David Neale thotë se fushata aktuale antishqiptare e Home Office do të kushtojë jetë.

”Një nga narrativat më toksike ka qenë ideja se djemtë dhe burrat shqiptarë, në krahasim me vajzat dhe gratë, nuk janë viktima “të vërteta” dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje. Ky supozim është i rremë. Unë kam punuar me shumë djem dhe të rinj shqiptarë që erdhën në MB si fëmijë të pashoqëruar azilkërkues. Ata janë jashtëzakonisht të prekshëm. Shumë prej tyre janë trafikuar, ose brenda Shqipërisë ose nga Shqipëria në MB ose në vende të tjera evropiane në punë të detyruar ose kriminalitet të detyruar dhe janë abuzuar rëndë.

Shumica janë me prejardhje të privuar dhe disa kanë pësuar dhunë në familje në fëmijëri. Shumica dërrmuese kanë çrregullime të stresit post-traumatik dhe depresion, dhe disa kanë paaftësi të tjera.

Shumë prej tyre janë ritraumatizuar nga sistemi i azilit në MB, janë zhgënjyer nga të rriturit që duhet t’i kishin ndihmuar dhe përfundimisht janë ritrafikuar brenda MB. Në këtë sfond, është veçanërisht shqetësues fakti që 176 fëmijë shqiptarë azilkërkues, të vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office, janë zhdukur dhe mund të jenë trafikuar nga bandat e krimit të organizuar”,-thotë Neale.

Hulumtimi nga Qendra Kërkimore për Azilin në vitin 2019, zbuloi se faktorët e rrezikut për trafikimin ose ritrafikimin përfshinin varfërinë, arsimin e ulët, vuajtjet nga paaftësitë fizike ose mendore, dhunën në familje dhe/ose abuzimin seksual brenda familjes dhe të qenit LGBT.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit