Home ShowBiz Thellohet dra...

Thellohet drama, Harry sulmon familjen mbretërore: Ata gënjyen. Meghan: Po më ushqenin ujqër

236
0

Jeta në familjen mbretërore në Britaninë e Madhe, nuk është luks, pasi ka shumë drama. Dokumentari i çiftit Harry dhe Meghan, me vetëm tre episode që u publikuan në Netflix vetëm pak ditë më parë, kanë ngjallur më shumë polemika në mbarë botën. Princi Harry ”sulmon” familjen mbretërore.

“Ata ishin të lumtur që gënjyen për të mbrojtur vëllain tim dhe nuk ishin kurrë të gatshëm për të na mbrojtur ne”, ka deklaruar Princi Harry por pa specifikuar se kush ishin “ata”, apo kontekstin në të cilin po mbrohej Princi William.

Në fillim çifti tregon arsyet e largimit nga detyrat mbretërore. “Nuk po më hidhnin tek ujqërit, po më ushqenin ujqër”, thotë Meghan.

Shifrat e audiencës në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e lançimit të pjesës së parë të serialit treguan se 2.4 milionë panë pjesën e parë, episodi i dytë kishte 1.5 milionë shikues në ditën e parë dhe pjesa e tretë tërhoqi 800,000. Këto ishin shifra më të larta të audiencës sesa për The Crown.

Buckingham Palace nuk ka komentuar ende për serialin e Netflix dhe deri më tani nuk i është përgjigjur këtyre deklaratave të fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit