Home Sporti Tifozët e Mil...

Tifozët e Milanit e kritikuan, Donnarumma zbulon telefonatën e fundit nga klubi kuqezi

74
0

Gianluigi Donnarumma refuzoi rinovimin me skuadrën e Milanit verën e kaluar për t’u transferuar falas te Paris Saint Germain. Kjo lëvizje zemëroi jo pak tifozët kuqezi.

Megjithatë kur kanë kaluar shumë muaj nga largimi, gardiani i Italisë rikthehet të flasë për atë që ndodhi dhe shpjegon se nuk ka qenë vetëm faji i tij, duke treguar dhe një telefonatë që kishte marrë.

“Të gjithë më quajnë mua fajtor, por duhet të dini se telefonata e fundit që kam marrë nga drejtuesit e Milanit, ka qenë për të më njoftuar që kanë gjetur zëvendësuesin tim. Në këtë mënyrë më bënë të kuptoj se kishte ardhur fundi dhe duhet të shihja për një tjetër klub.

Pavarësisht të gjithave, unë falënderoj klubin për gjithë sa ka bërë për mua. Mbetem gjithmonë tifozi i parë i Milanit dhe kam gëzuar shumë për fitoren në derbi. Më vjen shumë mirë që Maignan po tregon cilësi të jashtëzakonshme dhe po bën në mënyrë perfekte punën e tij”, deklaroi Gigio.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit