Home Sporti Timo Werner h...

Timo Werner huazohet te skuadra e Tottenhamit

32
0

Tottenham Hotspur ka arritur që të transferojë Timo Werner. Gjermani i bashkohet klubit londinez me formulë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje.

27-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 16 dhe pritet t’i japë më tepër alternativa trajnerit Ange Postecoglou në fazën e sulmit.

Werner ky është një rikthim në Premier League, pasi gjermani ka luajtur edhe në të kaluarën me Chelsean. Sulmuesi luajti me Blutë e Londrës nga 2020 deri në vitin 2022, ku shënoi 23 gola në 89 ndeshje.

Ai u rikthye me Leipzigu-n në verën e 2022 dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, si dhe Superkupën. Në Bundesliga, 27-vjeçari gëzon një rekord shumë pozitiv, teksa ka shënuar 113 gola në 213 paraqitje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit