Home Sporti Tirana bën go...

Tirana bën goditjen e madhe në merkato, firmos me yllin e Laçit

11
0

Tirana ka bërë një goditje të madhe në merkato duke afruar sulmuesin e Laçit, Redon Xhixhën. 22-vjeçari ka firmosur për 3 vite me bardheblutë duke vazhduar karrierën e tij përsëri në Superiore.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit të Tiranës në ‘’Facebook’’, duke e vënë Xhixhën menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Postimi i KF Tirana

Mirëseerdhe Redon Xhixha!

Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha. I riu kaloi një sezon fantastik duke qënë një aset i rendësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhërat e trajnerit Shehi. ✍🏻🎯

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit