Home Kronike Tirana e blin...

Tirana e blinduar, Rrumbullaku: Asnjë incident në Samitin e BE-së. Policia mori masat e duhura

55
0

Pas mbylljes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për mediat.

Ai tha se samti u përmbyll me sukses dhe se nuk u shënua asnjë incident. I pyetur nëse efektivët do të marrin shpërblim, Rrumbullaku tha se kanë bërë detyrën dhe motivimi është suksesi.

”Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses. Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët. Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit