Home Sporti Tirana e nis ...

Tirana e nis me një fitore me “poker” kampionatin ndaj Skënderbeut

110
0

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri duke marrë një fitore të thellë 4-2 në shtëpi ndaj Skënderbeut. Në “Selman Stermasi”

Skuadra bardheblu e nisi me gol, teksa Behiratche shfrytëzoi një top të pakontrolluar nga korçarët në zonë dhe shtyu topin përtej vijës fatale në minutën e 4-t. Skënderbeu u përgjigj shpejt dhe barazoi pas vetëm 4 minutash, me Jean Victor.

Pjesa e dytë nisi keq për Skënderbeun. Kapiteni Vangjel Zguro u ndëshkua me të verdhin e dytë duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Tirana arriti të përfitojë dhe e mbylli ndeshjen, duke shënuar tre gola dhe hipotekuar tri pikët.

Në minutën e 59 ishte Michael Ngoo, riktheu avantazhin për bardheblutë, ndërkohë që 10 minuta më pas ishte Vesel Limaj, që me një goditje nga jashtë zone gjeti rrjetën. Ngoo do të dyfishonte shifrat në minutën e 73-të, ndërkohë që Mensah do të shënonte një gol tjetër për Skënderbeu.

Michael Ngoo hyri edhe njëherë në skenën e shënuesve në minutën e 73-të. Anglezo-nigeriani shënoi edhe një herë për Tiranën dhe fiksoi shifrat në 4-1. Të njëjtat shifra nuk vazhduan deri në fund sepse për t’i ndryshuar mendoi Ilion Lika në minutën e fundit të kohës së rregullt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit