Home Aktualitet ”Tirana...

”Tirana European Youth Capital 2022”, Soreca: Inkurajojmë të rinjtë të bëhen aktorë të ndryshimit. Në Tiranë është Europa

36
0

Nga ceremonia e hapjes së “Tirana European Youth Capital 2022”, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtua me një mesazh të rinjve të shumtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve. Për të Europa është në Tirana sepse në Tiranë është Europa. Po ashtu ai vlerësoi angazhimin dhe punën e bërë nga ekipi i të rinjve dhe Bashkia e Tiranës për marrjen e titullit ”Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Kam takuar shumë prej jush në Tiranë dhe mendoj se potenciali juaj është shumë i madh. Është koha që të jeni aktiv dhe të siguroheni që të jepni më të mirën në këtë mundësi. Mos e humbisni atë. “Tirana European Youth Capital 2022 është dhe një shans i Shqipërisë. Është një mundësi për të gjithë të rinjtë që të adresojnë dhe të ndajnë perspektivat e tyre për të ardhmen që ju doni në BE.

Si BE ne jemi këtu që t’ju mbështesim në bashkëpunimin me ekipin e TEYC dhe Bashkinë e Tiranës për ta bërë një histori të suksesshme. Ne duam të inkurajojmë të gjithë të rinjtë, veçanërisht ata me më pak mundësi që të bëhen qytetarë aktivë dhe aktorë të ndryshimit. Ne dua të promovojmë mundësitë duke mbështetur politikat për të rinjtë dhe zhvillimin personal të tyre. Ne duam të inspirohemi prej vizionit tuaj, iniciativës suaj. Qytetarë të ardhshëm të Bashkimit europian.

Shqipëria dhe BE kanë nevojë për vizionin tuaj për angazhimin dhe pjesëmarrjen për një të ardhme më të mirë që është, më e gjelbër dhe më digjitale. Le ta përmbyll me moton time: Europa është këtu sepse këtu është Europa”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit