Home Aktualitet “Tirana...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Veliaj: Ta kthejmë në kartolinë të bukur për Shqipërinë!

9
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim te Reja me një grup të rinjsh, pjesë e kalendarit të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj, ashtu sikurse dhe Soreca u bënë thirrje të rinjve të aktivizohen për këtë ngjarje të rëndësishme që zgjat 365 ditët e vitit të ardhshëm dhe do ta kthejë metropolin shqiptar në epiqendrën e të rinjve të Europës.

Jam i lumtur që Tirana është Kryeqyteti i parë i Rinisë që e ka të gjithë vitin e hapur pas pandemisë. Kemi planifikuar rreth 1000 aktivitete, por jam i sigurt që edhe 1000 të tjera mund të shtohen si pjesë e kalendarit. Ftesa që ne duam të bëjmë sot është: Nëse dikush ka një ide, një propozim, apo një datë të shënuar, mund të jetë një grup që merret me aktivitete sportive, që inspiron sporte ekstreme, apo dikush që do të bëjë një seminar, panair, ne duam që Tirana të bubërrojë nga aktivitete rinore dhe nga energjia e tyre,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai gjithashtu apeloi për ta kthyer këtë vit në një kartolinë të bukur për Shqipërinë dhe për turizmin shqiptar.

E shohim këtë edhe si një mundësi fantastike dhe si një kartolinë për Shqipërinë. Shqipëria është sot një nga vendet më të sigurta, më mendjehapura, një nga vendet që ka kaluar 30 vite të vështira të tranzicionit, por ka bërë një kapërcim galopant. Ndaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht. Është vetëm çështje kohe derisa frenat e këtij vendi të jenë në duart e djemve dhe vajzave që janë këtu, apo atyre që do përfshihen në këtë vit fantastik,” theksoi Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit