Home Kultura Tirana përkuj...

Tirana përkujton shenjtoren shqiptare Nënë Tereza (FOTO)

62
0

5-vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares me prejardhje shqiptare e njohur në të gjithë botën për veprat e saj të bamirësisë, ka mbushur sot Tiranën me flamujt e shenjtores përbri flamurit shqiptar në ditën e shndërruar edhe në festë kombëtare.

Bashkia e Tiranës ka përkujtuar përmes një ceremonie zyrtare përvjetorin e shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhi, apo Terezës së Kalkutës, sic njihet zyrtarisht për shkak të vendit ku ajo shërbeu në pjesën më të madhe të jetës së saj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme në kalendarin e festave zyrtare në vendin tonë. “Tirana përkujton Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare” shkruan kryebashkiaku Veliaj, duke e shoqëruar postimin me foto të aktiviteteve përkujtimore dhe të flamujve të shenjtores.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo datë u kthye në festë zyrtare me një vendim të Këshillit të Ministrave, duke e zëvendësuar me datën 19 shtator që deri para 5 vitesh kremtohej si Dita e Lumturimit të Nënë Terezës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit