Home Aktualitet Tjetër akside...

Tjetër aksident në vend. Makina përplas biçikletën, humb jetën 57-vjeçari

35
0

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje. 57-vjeçari me iniciale S.V. ka humbur jetë pasi teksa ka qenë duke ecur me biçikletë, është përplasur nga një makinë me drejtues 54-vjeçarin me iniciale A.K.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në segmetin rrugor Fllak-Bish Kamëz dhe fatkeqësisht, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit