Home Sporti Tjetër dëmtim...

Tjetër dëmtim te Juventusi, mesfushori do të qëndrojë 15 ditë jashtë fushave

44
0
FOT. SPORTPHOTO24/NEWSPIX.PL POLAND AND ENGLAND OUT !!! --- Newspix.pl - Photo by Icon sport

Leandro Paredes është lojtari i radhës që i bashkohet listës e të dëmtuarve Di Maria, Bremer, De Sciglio, Chiesa dhe Pogba. Në triumfin në Serie A përballë Empolit me shifrat 4-0, lojtari pas ndeshjes ka ndjerë shqetësime edhe pse luajti vetëm pak minuta.

Argjentinasi ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e majtë dhe detyrohet të qëndrojë jashtë të paktën për 15 ditë. Paredes do të humbasë në 4 ndeshjet me Benfica, Psg, Lecce dhe Inter.

Nuk rrezikohet Botërori për mesfushorin argjentinas. Synimi i Massimiliano Allegrit është që të rikuperojë lojtarin për sfidat e fundit para pushimit të Kupës së Botës me Veronën dhe Lazion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit