Home Bota Tokio regjist...

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

5
0

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19 në Tokio.

Autoritete shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,177 raste të reja me koronavirus, ndërsa vetëm 16 raste janë të lidhura me Lojërat Olimpike.

Autoritetet kanë thënë më 28 korrik se numri i rasteve me koronavirus është rritur në 24 orët, për dallim nga 2,848, sa kanë qenë në periudhën paraprake.

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kan thënë se asnjë atlet nuk ka qenë në mesin e 16 të infektuarve.

Deri më tani, 159 persona të akredituar për këtë organizim, kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, 17 prej të cilëve kanë qenë atletë.

Numri në rritje i të infektuarve në Tokio ka shtyrë tri rajone të këtij qyteti që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Numri i të infektuarve mund të ulë entuziazmin për këto Lojëra, të cilat janë duke u zhvilluar në kushte të pashembullta, përshirë edhe ndalesën për spektatorë në shumicën e ngjarjeve.

Lojërat Olimpike janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit