Home Sporti Tottenham i v...

Tottenham i vendos çmim kapitenit Harry Kane, kush e kërkon duhet të paguajë …

243
0
Alamy Live News. 2R2PMFC Harry Kane of Tottenham Hotspur applauds the fans. Premier League match, Tottenham Hotspur v Brentford at the Tottenham Hotspur Stadium in London on Saturday 20th May 2023. this image may only be used for Editorial purposes. Editorial use only, pic by Sandra Mailer/Andrew Orchard sports photography/Alamy Live news This is an Alamy Live News image and may not be part of your current Alamy deal . If you are unsure, please contact our sales team to check.

Harry Kane është përfolur shpesh për t’u larguar nga Tottenhami, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo lëvizje. Sulmuesi anglez është parë gjithnjë si një lojtar i klasit botëror e për këtë arsye, shpesh është parë të zhvendosë karrierën e tij në një klub më të madh, ku mund të ketë mundësinë të luftojë për fitimin e trofeve.

Edhe këtë verë, emri i Kane do të vazhdojë të lakohet në merkato dhe tek Tottenham po përgatitet për të gjithë skenarët e mundshëm. Kontrata aktuale e Kane me londinezët skadon në qershorin e 2024-ës dhe për momentin, sulmuesi nuk po e mendon rinovimin.

Veç klubeve të mëdha angleze, për shërbimet e tij interesohen edhe Real Madrid apo Bayern Munich, që janë gati të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për 29-vjeçarin. Mirëpo Tottenham nuk do të heqë dorë nga kërkesat për kartonin e lojtarit, pavarësisht se Kane i ka mbetur edhe 1 vit kontratë me ‘Spurs’-at.

Siç zbulojnë mediat angleze, për të lënë të lirë Kane, Tottenham kërkon një shifër prej 115 milionë eurosh, që do të ishin të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues ideal për të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit