Home Aktualitet ”Trafik...

”Trafikantët fitojnë tendera publike”, SPAK nuk nis procedim penal për akuzat e Koçit: S’ka prova

58
0

Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka shpjeguar para hetuesve se deklarimet e tij për lidhjet dhe ndikimin e krimit të organizuar tek zyrtarët në Fier me qëllim përfitimin e fondeve publike, kanë qenë përgjithësuese.

Por prokuroria e Posaçme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë.

Bazuar në këto deklarata publike policia referoi kallëzim më 26 korrik 2021 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK që sqaroi atëherë se kishte filluar verifikimin e rastit. Rreth dy muaj më vonë, bazuar vetëm në një veprim hetimor, marrjen e deklarimeve të deputetit në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Ndaj dhe SPAK konstaton se ai nuk disponon asnjë provë, asnjë informacion konkret, asnjë fakt dhe asnjë dëshmitar në lidhje me pretendimet e tij dhe për rrjedhojë konkludon se nuk provohet ekzistenca e ndonjë fakti penal, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit