Home Bota Trafikonte dr...

Trafikonte drogë me helikopter për kartelet, Caroline u vra se zbuloi sekretin e pilotit grek

33
0

Është vrasja që bëri bujë në mbarë Europën dhe për javë me rradhë është kryelajm në Greqi. Bashkëshorti vrasës i Caroline Crouch, sipas mediave, thuhet se përdorte helikopterin e tij për trafikimin e drogave për llogari të karteleve të fuqishme dhe kur e reja e mësoi, e vrau për t’i mbyllur gojën.

Një hetim ka nisur mbi financat e Babis Anagnostopoulos dhe stilin e tij ekstravagant të jetesës. Çifti kishin qenë kohët e fundit në pushime luksoze në Dubai, kishin shpenzuar rreth 50 mijë euro për të blerë tokë dhe kishin dizenjuar shtëpinë e tyre të ëndërrave që kushtonte rreth 180 mijë euro.

Piloti kishte nisur të bëhej gjithnjë e më kontrollues me të shoqen, ku kishte vendosur një aplikacion gjurmues në celularin e saj. Ai gjithashtu e shoqëronte atë në sesionet e terapisë pasi trembej se ajo mund të nxirrje sekretet e tij.

33-vjeçari po mbahet në seksionin VIP të burgut të Korydallos pasi pranoi se vrau të shoqen gjatë një debati të nxehur ku kishte “humbur kontrollin”. Policia greke ka thënë dhe më parë se besojnë se ka të tjera motive për krimin që shokoi vendin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit