Home Bota Tragjedi e ma...

Tragjedi e madhe, autobusi bie nga mbikalimi dhe merr flakë. Kryebashkiaku flet për 20 viktima

62
0

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Itali, ku një autobus është rrëzuar nga mbikalimi dhe sipas medieve italiane, numri i viktimave është 20. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Mestre, në provincën e Venecias në Itali.

Autobusi ka rënë mbi telat elektrik dhe ka marrë flakë. Kryebashkiaku Brugnaro thotë se ka të paktën njëzet të vdekur dhe 40 të plagosur. Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit së bashku me 118 mjekë dhe policinë. Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, as nëse ka të bëjë me autobus turistik apo publik.

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit