Home ShowBiz Tragjedia e f...

Tragjedia e familjes Gucci do bëhet film, aktorë Al Pacino dhe Lady Gaga (VIDEO)

41
0

Historia tragjike e dinastisë Gucci, një prej familjeve më të mëdha të botës së modës, do të tregohet në një film, ku aktorë protagonistë do të jenë yje të kinemasë, si Al Pacino, Jeremy Irons, Jared Leto dhe Lady Gaga.

”House of Gucci” tregon historinë e vërtetë të Patrizia Reggiani që luhet nga Lady Gaga, e cila orkestroi vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1995, ish-shefit të shtëpisë së modës Maurizio Gucci, rol që luhet nga aktori Adam Driver.

Gjatë gjyqit Reggiani u paraqit në gjykatë e veshur kokë e këmbë me Gucci. Gjatë seancave u provua se ajo urdhëroi vrasjen e bashkëshortit pasi ai i ofroi vetëm 650 mijë dollarë kompensim për divorcin. Ajo u dënua me 29 vite burg në 1998-n, dënimi i zbriti në 26 vite në apel dhe pas 18 vitesh në qeli ajo u la e lirë në tetor 2014.

E njohur për stilin luksoz të jetesës, Reggiani dikur ka thënë “Më mirë qaj në një Rolls Royce sesa të jem e lumtur në një biçikletë”. “House of Gucci”, me skenar të Roberto Bentivegna, bazuar në librin e Sara Gay Forden, pritet të dalë në kinema në 24 nëntor të këtij viti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit