Home Bota Tragjedia me ...

Tragjedia me trenat, përleshje në Athinë. Marshim masiv në Selanik

151
0

Populli grek është në revoltë nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në Larisa, që i mori jetën 57 personave disa ditë më parë. Mbi 60 mijë njerëz protestuan në qytetet kryesore të Greqisë kundër autoriteteve për menaxhimin e keq të sistemit të transportit.

Protestuesve u janë bashkuar dhe punonjësit në greva, që thonë se thonë se fajin e kanë vitet e neglizhencës, investimeve të pamjaftueshme dhe personelit të pamjaftueshëm – një trashëgimi e krizës së borxhit dhjetëvjeçar të Greqisë. Në Athinë nuk munguan dhe momentet e tensionit, me protestuesit që lëshuan bomba Molotov në drejtim të forcave të rendit, përballë godinës së parlamentit. Policët reaguan duke lëshuar gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

28 manifestues janë ndaluar, 7 prej të cilëve janë arrestuar. Kjo ishte vala e protestave më e madhe ndonjëherë që kabineti i kryeministrit Kyriakos MItsotakis është përballur që prej zgjedhjes në vitin 2019.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit