Home Aktualitet Tragjike/ Fam...

Tragjike/ Familja me katër pjesëtarë u shua në aksident, kishin ardhur për pushime nga Greqia

11
0

Tragjike dhe dhimbje e madhe është aksidenti i sotëm në aksion Vlorë-Levan, që i mori familjes Gushi. Mësohet se ata sapo kishin ardhur nga Greqia, me qëllim për t’i kaluar ditët e pushimit në Shqipëri.

Dy bashkëshortët, Eduart dhe Silvana Gushi, si dhe dy fëmijët, po udhëtonin me mjetin ”Toyota” në autostradën Fier-Vlorë kur u goditën nga një automjet tip “Audi”, brenda të cilës ishin tre djem, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Ata aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që tronditi mbarë opinionin publik.

Po ashtu mësohet se familja po shkonte drejt Patosit, në fshatin Dukas Çoban, pasi aty kishin banesën e tyre. Kushëriri i viktimave thotë se ato kishin ikur për një jetë më të mirë. ”Familje e shkëlqyer. Kishte ikur në Greqi për një jetë më të mirë. Kishin rreth një vit gjysëm dy vjet. Ikën për të punuar. Të gjithë jetojnë në Greqi”.

Mjeku Edmond Breshani ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore e tre të plagosurve. Mjeku tha se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe do të nisen drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Po ashtu meku pohoi se të tre janë koshientë dhe të vetëdijshëm. Sakaq sa i përket 4 anëtarëve të familje, mjeku tha se ato kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe janë dërguar në morgun e qytetit.

”Paraqitja e të plagosurve paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime më rënda, kurse pacienti tjetër ka një shembje të komplet turpit dhe njëri është më lehtë me gërvishtje në pjesë të trupit. Dy prej pacientëve do t’i dërgojmë tek Trauma në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime. Janë të vetëdijshëm. Kanë shfaqje paniku që janë post traumatik. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, nuk janë paraqitur fare në spital”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit