Home Aktualitet Tragjikisht r...

Tragjikisht rrugët po përgjaken, aksidente me vdekje në Durrës dhe Kavajë

580
0

Kjo e premte del të jetë e zezë. Vijojnë tragjikisht aksidentet në vend. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të premtes në qytetin e Durrës, ku një person ka humbur jetën. Policia bën të ditur se rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, një automjet (betoniere) me drejtues shtetasin P.P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Kurse në Kavajë pranë varrezave të qytetit, si pasojë e një aksidenti ka gjetur vdekjen në 33-vjeçare. Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.

”Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit