Home Sporti Trajner i i B...

Trajner i i Brojës zbulon sekretin se si te ekipi i tij nuk janë infektuar me koronavirus

116
0

Premier League në ditët e fundit është kushtëzuar shumë nga rastet e shumta të infektimeve me Covid-19. Mbi 10 ndeshje janë shtyrë, megjithatë është vendosur që kampionati të vazhdojë sipas kalendarit të paracaktuar teksa skuadrat do të zbresin në fushë më datë 26 dhjetor. Së fundmi trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, ka zbuluar edhe një vendim për të minimizuar rrezikun e infektimit.

“Situata me COVID-in ndryshon çdo ditë, deri tani jemi mirë por do të testohemi sërish. Po mundohemi t’i përmbahemi rregullave dhe të qëndrojmë të sigurt. Jemi në një moment të mirë, teksa kemi marrë disa masa. Ushqimin nuk po e konsumojmë në ambientet e mbyllura ndërkohë që futbollistët e paketojnë dhe ushqehen në shtëpi.

Së fundmi, kemi përdorur makinat personale për t’u ndërruar. E di që nuk është situata më e mirë për futbollistët, por ky moment na detyron të veprojmë në këtë formë.

Do të mundohemi të minimizojmë kohën që kalojmë në qendrën stërvitore dhe nëse dikush rezulton i infektuar të mos shkaktojë një valë të tërë infektimi në grup. Kështu, kemi vepruar edhe më parë kur kishim të infektuar në organikë dhe këtë po bëjmë edhe tani. Po mundohemi për më të mirën”, deklaroi Ralph Hasenhuttl.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit