Home Aktualitet Transformimi ...

Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite

24
0

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën memorandumin e bashkëpunimit, i cili do të nxis transformimin digjital me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit.

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për mediat ka dhënë detaje mbi memorandumin e nënshkruar mes dy vendeve sot. Ministria e Drejtësisë bën të ditur se memorandumi u nënshkrua në Tiranë, në vizitën e parë që një Ministër i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite zhvillon në Shqipëri.

“Sot, në një takim zyrtar në Tiranë, Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Waleed Mohammed Alsmani, u prit me nderim nga Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë. Në këtë kontekst, është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Drejtësisë. Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë përkrahjen për transformimin digjital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi”, bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

Marrëveshja e sotme ndërmjet dy palëve do të shërbejë si pikënisje e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, që shumë shpejt do të zgjerohet edhe me një tjetër marrëveshje me karakter civil dhe tregtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit