Home Aktualitet Transmetimi i...

Transmetimi i pamjeve të dhunës në Fushë-Krujë, AMA: Kujdes, nxisin dhunë

24
0

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga publikimi i pamjeve të dhunës që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja në një lokal në Fushë Krujë, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla. Sipas AMA-s, përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunimit ekstrem, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit.

Njoftimi i plotë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga qarkullimi në publik i pamjeve filmike të ushtrimit të dhunës ekstreme në grup, në një zonë afër Fushë-Krujës, përmes pasqyrimit në median online apo nga komunikimi në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla.

Përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunimit ekstrem, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit. Në mënyrë profesionale redaksitë audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe orarin e tranmetimit të skenave ekstremisht të rënda, si dhe të aplikojnë mesazhe paralajmëruese për largimin e të miturve.

Referencat në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, OSHMA-të do të duhet të zbatojnë specifikisht kërkesat e nenit 4 të këtij ligji, për “moslejimin e transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), si dhe “moslejimin e transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”, (pka 2/dh). Po ashtu në nenin 32, pika 4, saktësohet se “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen dhe çdo formë tjetër diskriminimi”.

Në nenin 33, thuhet mes të tjerave që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, (pika 1/ç); apo “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“ (pika 1/d). AMA vijon me monitorimin e të gjithë mbulimit mediatik të këtij rasti dhe do të marrë masat e nevojshme nëse konstatohet shkelja e kërkesave ligjore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit