Home KRYESORE ”Tre ka...

”Tre kallëzimet bombë të LSI për inceneratorët”, Vasili-SPAK-ut: Boll me sorollatje. Oktapodit veç një këmbë i është zbuluar

459
0

Nënkryetari kurajoz i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kanë depozituar në SPAK tre kallëzime bombë për aferën e incerenatorëve, por që SPAK po sorollatet dhe nuk po çon fajtorët e vërtetë në burg. ”SPAK heto fort se oktapodit të inceneratorëve vetëm një këmbë i është zbuluar. Këmbë të tjera duhen zbuluar, a mos po pret ta bëjmë ne? SPAK po nuk e bëre ti, ne nuk do të bëjmë aspak sehir, siç nuk bëmë edhe për tre kallëzimet e tjera, u kuptuam besoj”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

SPAK zbulo këmbët e oktapodit të inceneratorëve, ndryshe do ta bëjmë ne. Tre kallëzimet tronditëse të LSI, që presin prej një viti në SPAK. Tre kallëzimet bombë të LSI për inceneratorët me tronditesët e pluralizmit kanë që nga marsi i vitit 2021 në SPAK.

Këto kallëzime të shoqëruara me fakte dhe dokumente shumë të rënda asgjësuese detyruan SPAK të ndalonte edhe një ish-ministër dhe gjithçka mbeti me kaq. SPAK dhe Komisioni Hetimor kanë vonuar e shpërdoruar qëllimisht kohën për të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët e deklaruar, të njohur.

SPAK po ngarkohesh me përgjegjësi të mëdha me vonesën dhe sorollatjet e tua për inceneratorët. SPAK me mosveprimet e tua po i lejon qeverisë të vazhdojë tu paguajë miliona mafiozëve të inceneratorëve që po hanë taksat e djersës dhe mundit të shqiptarëve.

SPAK heto fort se oktapodit të inceneratorëve vetëm një këmbë i është zbuluar. Këmbë të tjera duhen zbuluar, a mos po pret ta bëjmë ne? SPAK po nuk e bëre ti, ne nuk do të bëjmë aspak sehir, siç nuk bëmë edhe për tre kallëzimet e tjera, u kuptuam besoj!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit